Për të pestin vit radhazi, Interex dhe Spitali Amerikan në mbështetje të shëndetit të grave

Nacionale

Një nismë që shkon përtej ndërgjegjësimit, duke u ofruar grave mundësi konkrete për kontrolle falas dhe kujdes ndaj shëndetit të tyre Tetori Rozë është më shumë se një muaj simbolik. Është një kujtesë e rëndësishme për çdo grua që shëndeti duhet të jetë prioritet dhe se kujdesi i hershëm mund të bëjë një ndryshim të […]

Madhësia e shkronjave

Një nismë që shkon përtej ndërgjegjësimit, duke u ofruar grave mundësi konkrete për kontrolle falas dhe kujdes ndaj shëndetit të tyre

Tetori Rozë është më shumë se një muaj simbolik. Është një kujtesë e rëndësishme për çdo grua që shëndeti duhet të jetë prioritet dhe se kujdesi i hershëm mund të bëjë një ndryshim të madh.

Duke besuar se kujdesi për shëndetin është një përgjegjësi që kërkon veprime konkrete, Interex, në bashkëpunim me Spitalin Amerikan, vazhdon për të pestin vit radhazi fushatën në mbështetje të grave dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Këtë vit, ashtu si edhe në vitet e kaluara, kjo nismë u mundëson grave të përfitojnë echo dhe mamografi falas në Spitalin Amerikan. Mundësia është e hapur jo vetëm për punonjëset e Interex, por edhe për të gjitha klientet dhe gratë e tjera që dëshirojnë të kujdesen për shëndetin e tyre.

Për të përfituar nga kjo mundësi, gratë mund të vizitojnë cilëndo pikë të Interex-it, ku mund të lënë të dhënat e tyre personale. Çdo e interesuar për kontrollë, pas plotësimit të të dhënave personale në Interex, duhet ta caktojë vetë terminin duke kontaktuar në numrat:

Të dhënat mund të dorëzohen vetëm deri më 31 tetor në pikat Interex. Duke pasur parasysh fluksin e madh të termineve gjate kësaj periudhe, këto termine nund të shtyhen deri më 31 dhjetor.

Përmes kësaj nisme, Interex synon që mesazhi i Tetorit Rozë të mos mbetet vetëm në fjalë, por të shndërrohet në një mundësi reale për gratë. Sepse informimi, kontrolli me kohë dhe qasja në shërbime shëndetësore janë hapa të rëndësishëm në kujdesin ndaj vetes.

Pesë vite angazhim janë dëshmi e vazhdimësisë së këtij përkushtimi dhe e bindjes se përgjegjësia ndaj komunitetit nuk matet vetëm me atë që një kompani ofron, por edhe me ndikimin pozitiv që krijon në jetën e njerëzve.

Interex – sepse kujdesi për ty ka rëndësi, çdo ditë.