Manchester United po monitoron situatën e dy mesfushorëve francezë të Real Madridit, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga, si objektiva të mundshëm gjatë kësaj vere.
Kështu ka deklaruar gazetari i ESPN, Rob Dawson, gjatë një paraqitjeje në “The United Stand”, duke zbuluar se klubi anglez po e sheh dyshen madrilene si mundësi interesante në treg.
“Unitedit i ishte thënë para verës se Real Madridi do të përpiqej të largonte disa lojtarë nga skuadra. Sa di unë, Camavinga u është ofruar klubeve të Ligës Premier nga ndërmjetës për të parë interesimin”.
“Mendoj se United po i shikon të dy si mundësi në treg. Duhet të jeni të sigurt se ata duan të luajnë për Manchester Unitedin, se duan të largohen nga Real Madridi dhe se nuk po shtyhen thjesht drejt largimit. Gjithashtu, duhet të siguroheni që përshtaten me strukturën e pagave të klubit”, deklaroi ai.
Camavinga mund të bëhet një objektiv konkret për Manchester Unitedin, pasi Real Madridi po përpiqet ta largojë atë para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Francezi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos për sezonin e ardhshëm.
Situata është ndryshe sa i përket Tchouamenit. Largimi i tij nga Real Madridi tashmë është pothuajse i përjashtuar, sidomos pas dështimit të klubit spanjoll për të transferuar Rodrin.
Mourinho planifikon që sezonin e ardhshëm të përdorë një dyshe në mesfushë të përbërë nga Tchouameni dhe Federico Valverde, duke e bërë largimin e francezit shumë të vështirë.
Ndërkohë, Manchester United tashmë ka siguruar shërbimet e dy mesfushorëve të nivelit të lartë, Youri Tielemans dhe Andrey Santos./Telegrafi/






