Korça është tronditur pasditen e sotme nga një vrasje e rëndë e 20-vjeçarit Johan Zuko, ish-efektiv i Forcave të Armatosura.
Zv. drejtori i Hetimit të Krimeve Drejtues, Sejfulla Metko, ka zbuluar se mes të riut dhe autorit të vrasjes ka pasur një konflikt të mbartur, teksa rezultojnë të kenë qenë shokë që në fëmijëri.
“Rreth orës 16:30, në lagjen 15 në qytetin e Korçës, kemi marrë një njoftim për një ngjarje kriminale të ndodhur. Konflikti ka qenë midis dy grupe personash, kurse si rezultat ngjarja ka agravuar me një viktimë, i cili është shtetasi me inicialet J. Z. Kemi një person të dyshuar,kemi vënë forcat në ndjekje, në një moment të dytë do të kemi një informacion më të saktë në lidhje me autorët…Konflikti ka ndodhur rreth orës 16:00, ka ndodhur në një lagje në afërsi ku është vendi i ngjarjes, më pas ka precipituar në afërsi të banesës së viktimës. Dhe ku kemi pasur përdorimin e armës së zjarrit. Më pas autori është ngjitur në rreth 15 min është parë nga dëshmitarë okularë që ka shkuar në drejtim të varrezave, jemi në ndjekje të tij dhe më pas do japim një informacion më të saktë për autorësinë e saktë të tij. Viktima është vrarë me kallashnikov. Gjithashtu viktima ka pasur në dorë një armë të ftohtë, armë thikë. Autori ka përdorur kallashnikov. Konflikti ka qenë i bartur prej disa kohësh më parë, ka qenë në ndjekje nga ana jonë dhe sot ka precipituar në ngjarjen kriminale”, ka deklaruar ai. /Euronews.al/






