Gjendja me ujin në qytetin e Gostivarit gradualisht po stabilizohet, dhe numri i baktereve është ulur ndjeshëm, por megjithatë uji ende nuk është i pijshëm prandaj mbetet në fuqi ndalesa për pirjen dhe përdorimin e tij për gatim.
Kështu ka deklaruar Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov, duke shtuar se sigurinë e ujit për pije do të duhet ta konstaton Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
“Gjendja me ujin në Gostivar është përmirësuar dukshëm, analizat e fundit janë shumë më të mira sesa ato të kaluarat, por nevojitet kohë që e njejta të jetë e shpallur si e lejueshme dhe e pastër për pijë. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, do ta bënë këtë, atëher kur të konstatohet se uji në Gostivar është edhe në mënyrën kimike, edhe në mënyrën bakteriologjike e pastër për pije” – tha Drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.






