Ylli i serialit “That ’70s Show” njofton vdekjen e papritur të vëllait në moshën 48-vjeçare

Magazina

Laura Prepon ka bërë të ditur se vëllai i saj, Brad, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të zemrës. Aktorja 46-vjeçare e bëri të ditur lajmin e trishtë në profilin e saj në Instagram të mërkurën, duke ndarë edhe një sërë fotografish të vëllait të ndjerë. “Fundjavën që lamë pas, […]

Madhësia e shkronjave

Laura Prepon ka bërë të ditur se vëllai i saj, Brad, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të zemrës.

Aktorja 46-vjeçare e bëri të ditur lajmin e trishtë në profilin e saj në Instagram të mërkurën, duke ndarë edhe një sërë fotografish të vëllait të ndjerë.

“Fundjavën që lamë pas, i dhamë lamtumirën e fundit vëllait tim,” shkroi Prepon, e njohur për rolin e Donna Pinciotti në serialet That ’70s Show dhe That ’90s Show. “Ai ndërroi jetë papritur si pasojë e një sëmundjeje të panjohur të zemrës. Ishte një tronditje shkatërruese.”

Aktorja, e cila ka luajtur gjithashtu në serialin Orange Is the New Black, vijoi:

“Për ata prej jush që e njihnit Bradin, jam e lumtur që ai preku jetën tuaj. Për ata që nuk e njohën, ne humbëm një njeri unik, të mrekullueshëm dhe të pazëvendësueshëm.”

“Do të më mungojë vëllai im çdo ditë dhe do ta mbaj gjithmonë në zemrën time.”

Në fund të mesazhit të saj, Prepon shkroi:

“Nëse ndieni se diçka nuk shkon me shëndetin tuaj, dëgjojeni instinktin dhe bëni një kontroll mjekësor. Përqafoni njerëzit që doni”.

Sipas një njoftimi online për vdekjen e Bradit, ai “ndërroi jetë papritur të mërkurën, më 15 korrik 2026, në Orange County, Kaliforni”, ndërsa ceremonia e varrimit u mbajt të shtunën e kaluar në New Jersey.

“Bradi e vlerësonte shumë kohën e kaluar me familjen,” thuhej në njoftim. “Ai i donte traditat e festave familjare, kohën me motrat e tij dhe miqtë.”

“Në veçanti, ai shijonte atmosferën e një mbrëmjeje në qytet dhe i pëlqenin ushqimi i mirë, muzika e mirë dhe festat argëtuese,” përfundonte njoftimi.