Nuk u dha emri për kryeparlamentar, Lushaku i LDK-së: Papërgjegjësi totale e LVV-së

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, në një deklaratë të shkurtër për media pas ndërprerjes së seancës i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit. Lushaku tha se kjo është papërgjegjësi totale nga Lëvizja Vetëvendosje. “Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, në një deklaratë të shkurtër për media pas ndërprerjes së seancës i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.

Lushaku tha se kjo është papërgjegjësi totale nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet… Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”.