Tahiri: Vetëm po ndryshojnë skenarët, por kriza vazhdon

Nacionale

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata e krijuar politike në Kosovë është pasojë e mungesës së përgjegjësisë së pushtetit ndaj qytetarëve. Pas shtyrjes së radhës të seancës, Tahiri e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se institucionet e Kosovës po keqpërdoren prej tij tash e 18 […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata e krijuar politike në Kosovë është pasojë e mungesës së përgjegjësisë së pushtetit ndaj qytetarëve.

Pas shtyrjes së radhës të seancës, Tahiri e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se institucionet e Kosovës po keqpërdoren prej tij tash e 18 muaj.

“Është për keqardhje abuzimi që po u bëhet institucioneve të Kosovës nga Albin Kurti tash e 18 muaj”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, ndonëse skenarët politikë ndryshojnë vazhdimisht, vendi vazhdon të përballet me krizë institucionale.

“Vetëm po ndryshojnë skenarët, por krizë ka të vazhdueshme”, ka thënë Tahiri.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, tha se në mungesë të një marrëveshjeje politike me partitë e tjera, kërkon kohë shtesë.

“Marrëveshje politike nuk kemi, prandaj që të evitojmë zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, tha Kurti.

Pas kësaj, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka hedhur vezë në drejtim të Kurtit, duke shkaktuar tensione dhe rrëmujë në sallë, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e sigurimit. /Telegrafi/