Seanca konstituive, Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese

Nacionale

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri tha se diskutimi i mbrëmshëm i Aleancës me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është që qasja me qenë e përbashkët. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë hajgare jo veç me popullin, por edhe me procedurat. Sipas tij, LVV e ka në agjendë me e […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri tha se diskutimi i mbrëmshëm i Aleancës me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është që qasja me qenë e përbashkët.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë hajgare jo veç me popullin, por edhe me procedurat.

Sipas tij, LVV e ka në agjendë me e zgjat afatin kushtetues dhe kjo sipas tij është papërgjegjësi.

“E kanë në agjendë politike me zgjat afatin kushtetues… është jopërgjegjësi, mashtrim, është haj medet”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së tha se qëllimi i LVV është me bë një akt jokushtetues, pastaj opozita me dërgu në Gjykatë Kushtetuese dhe në këtë mënyrë të blejnë kohë për marrëveshje politike. /Telegrafi/