Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

Nacionale

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjini, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë që po shihet me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e saj, ndërsa kundërshtarët e vendit po e […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjini, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë që po shihet me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e saj, ndërsa kundërshtarët e vendit po e shohin me gëzim.

“Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke e akuzuar se po e dëmton rëndë vendin dhe po e çon Kosovën në një drejtim të rrezikshëm.

“Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë. Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan”, ka deklaruar Gjini.

Në fund, kryetari i Aleancës është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës, duke thënë se vendi do të forcohet dhe zhvillohet pavarësisht dëmit që, sipas tij, po shkaktohet nga qeverisja e Kurtit.

“Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty. Përkundër dëmit që po ia shkakton. Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë”, tha Gjini. /Telegrafi/