Barcelona dorëzohet për Julian Alvarez, fokusohet tek dy alternativa

Sport

Barcelona e konsideron tashmë të pamundur transferimin e Julian Alvarezit, pasi Atletico Madridi ka refuzuar kategorikisht ta shesë sulmuesin argjentinas. Sipas gazetarit Matteo Moretto të Radio MARCA, katalunasit paraqitën një ofertë prej 100 milionë eurosh për 26-vjeçarin, por ajo u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e Atleticos, të cilët nuk kanë ndërmend të negociojnë me […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona e konsideron tashmë të pamundur transferimin e Julian Alvarezit, pasi Atletico Madridi ka refuzuar kategorikisht ta shesë sulmuesin argjentinas.

Sipas gazetarit Matteo Moretto të Radio MARCA, katalunasit paraqitën një ofertë prej 100 milionë eurosh për 26-vjeçarin, por ajo u hodh poshtë menjëherë nga drejtuesit e Atleticos, të cilët nuk kanë ndërmend të negociojnë me rivalët e tyre në La Liga.

Për të tentuar arritjen e një marrëveshjeje, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, udhëtoi në Madrid, ku zhvilloi një takim me agjentin e Julian Alvarezit. Megjithatë, qëndrimi i palëkundur i Atleticos bëri që Barcelona ta konsiderojë transferimin të mbyllur.

Kampionët e Spanjës e shihnin Alvarezin si pasuesin afatgjatë të Robert Lewandowskit, por tani janë detyruar të ndryshojnë planet dhe të përqendrohen te alternativa të tjera për repartin ofensiv të Hansi Flickut.

Një nga emrat që mbetet në listën e Barcelonës është Dusan Vlahovic, i cili aktualisht është lojtar i lirë dhe pret një lëvizje nga klubi katalunas.

Po ashtu, Victor Osimhen i është ofruar zyrtarisht Barcelonës dhe mund të jetë një tjetër opsion që drejtuesit blaugranas do të shqyrtojnë në ditët në vijim./Telegrafi/