Alarm për mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia në vendngjarje

Nacionale

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 16:30, kur policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në këtë lokacion. Pas pranimit […]

Madhësia e shkronjave

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 16:30, kur policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar në këtë lokacion.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin e zonës dhe duke nisur trajtimin e rastit.

“Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore, të cilat po trajtojnë informatën dhe po kryejnë kontrollet e nevojshme”, ka bërë të ditur Pllana.

Deri në këto momente nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar apo nëse është gjetur ndonjë pajisje shpërthyese.

Policia pritet të dalë me informacione shtesë pas përfundimit të kontrolleve.