Gjendet mjet i dyshimtë në një banesë në Gjilan, intervenon njësia për deminim

Rajon

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një banesë në Gjilan, gjatë kohës kur një qytetare ishte duke kryer punë pastrimi. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 09:30. Ankuesja ka njoftuar policinë pasi në një qese kishte vërejtur një mjet të dyshimtë. Njësia patrulluese policore ka […]

Madhësia e shkronjave

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një banesë në Gjilan, gjatë kohës kur një qytetare ishte duke kryer punë pastrimi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 09:30. Ankuesja ka njoftuar policinë pasi në një qese kishte vërejtur një mjet të dyshimtë.

Njësia patrulluese policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në lokacion ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila e ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.

Rasti është proceduar sipas procedurave përkatëse. /Telegrafi/