E kryer, Fisnik Asllani te RB Leipzig – detajet e marrëveshjes

Sport

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka kompletuar transferimin te RB Leipzig, në një marrëveshje me vlerë totale prej 30 milionë eurosh nga Hoffenheimi. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se Leipzigu ka mbyllur fillimisht transferimin e sulmuesit kosovar, përpara se t’i japë dritën jeshile largimit të […]

Madhësia e shkronjave

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka kompletuar transferimin te RB Leipzig, në një marrëveshje me vlerë totale prej 30 milionë eurosh nga Hoffenheimi.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar se Leipzigu ka mbyllur fillimisht transferimin e sulmuesit kosovar, përpara se t’i japë dritën jeshile largimit të Yan Diomande drejt Real Madridit në një operacion që pritet të arrijë rreth 140 milionë euro.

Sipas gazetarit gjerman Guido Schäfer, Asllani do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Salzburg, përpara se t’i bashkohet skuadrës së RB Leipzig në fazën përgatitore.

Në kontratën e Asllanit me RB Leipzig është përfshirë edhe një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, e cila do të jetë e vlefshme vetëm në periudhën 1-15 qershor 2027, duke i dhënë mundësi klubeve të interesuara ta transferojnë në atë afat nëse paguajnë shumën e përcaktuar.

Transferimi vjen pas një sezoni fantastik të 23-vjeçarit, i cili ishte një nga futbollistët më të spikatur të Hoffenheimit. Me paraqitjet e tij bindëse, golat dhe kontributin në repartin ofensiv, Asllani tërhoqi vëmendjen e disa klubeve të mëdha, ndërsa Leipzigu vendosi të investojë fuqishëm për ta afruar në skuadër.

Edhe me Kombëtaren e Kosovës, Asllani shkëlqeu gjatë sezonit të fundit, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të “Dardanëve” me paraqitje të nivelit të lartë dhe gola të rëndësishëm, çka rriti edhe më shumë vlerën e tij në tregun evropian.

Kalimi te RB Leipzig përfaqëson hapin më të madh në karrierën e sulmuesit kosovar, për të cilin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/