Aktorja e njohur amerikane Donna Mills ka treguar se është befasuar nga kërkesat e pazakonta që ka nisur të marrë vetëm pak ditë pasi hapi profilin e saj në platformën OnlyFans.
Ylli 85-vjeçar i serialit të famshëm Knots Landing kishte deklaruar më herët për revistën People se vendosi t’i bashkohej platformës për të qenë më pranë fansave të saj dhe për të krijuar një komunikim më të drejtpërdrejtë me ta.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe ndjekësit nisën t’i dërgonin kërkesa të pazakonta.
Në një intervistë për Entertainment Tonight, Mills zbuloi se një prej kërkesave më të çuditshme lidhej me vreshtin e saj.
“Dikush dëshiron që unë të filmoj veten duke shtypur rrush”, tha aktorja gjatë bisedës me prezantuesin Kevin Frazier.
Ky i fundit reagoi me humor, duke i thënë: “Pra, duan t’ju shohin këmbët? Duan t’ju shohin gishtërinjtë e këmbëve.”
Donna Mills qeshi dhe pranoi se kjo mund të jetë arsyeja.
“Po, besoj se po. Duket se shumë njerëz eksitohen nga gishtërinjtë e këmbëve”, u shpreh ajo me humor, duke shtuar se ka ndërmend ta realizojë këtë kërkesë.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar me humor sinqeritetin dhe mënyrën e çlirët me të cilën aktorja foli për përvojën e saj në platformën OnlyFans. /Telegrafi/






