Gjesti i madh i Ernest Muçit për Salahun pas kalimit të tij te Trabzonspori

Sport

Mohamed Salah u shfaq në videon e prezantimit të transferimit të tij zyrtar te Trabzonspori i Turqisë me një fanellë me numrin 61, por më vonë u zbulua se ai nuk do ta mbajë këtë numër te klubi i ri. Trabzonspori konfirmoi të mërkurën transferimin e Salahut si lojtar të lirë, pas largimit të tij […]

Madhësia e shkronjave

Mohamed Salah u shfaq në videon e prezantimit të transferimit të tij zyrtar te Trabzonspori i Turqisë me një fanellë me numrin 61, por më vonë u zbulua se ai nuk do ta mbajë këtë numër te klubi i ri.

Trabzonspori konfirmoi të mërkurën transferimin e Salahut si lojtar të lirë, pas largimit të tij nga Liverpooli.

Sulmuesi egjiptian u largua nga “Anfield” në fund të sezonit të kaluar, pas nëntë vitesh të mbushura me trofe individualë dhe kolektivë.

Numri në fanellën e tij gjatë videos së prezantimit shkaktoi shumë pyetje, veçanërisht pasi kapiteni i Egjiptit kishte mbajtur numrin 11 gjatë gjithë periudhës së tij te Liverpooli.

Megjithatë, e vërteta doli shpejt në pah: numri 61 është një simbol historik për qytetin e Trabzonit, pasi përfaqëson kodin e provincës në sistemin turk të targave të automjeteve.

Me kalimin e viteve, numri 61 është shndërruar në një nga simbolet më të mëdha të identitetit dhe krenarisë së qytetit. Ai shfaqet në emrat e bizneseve, llogaritë në rrjetet sociale, ndërsa fanella e Trabzonsporit me këtë numër ka një rëndësi të veçantë për tifozët.

Gazeta turke Sabah ka zbuluar se Salah do të mbajë fanellën me numrin 10, të njëjtin numër që e përdor edhe me Kombëtaren e Egjiptit.

Raporti shton se fillimisht ishte përgatitur një fanellë speciale me numrin 11 për sulmuesin egjiptian. Megjithatë, në momentin e fundit, 34-vjeçari kërkoi numrin 10, të cilin e mban me kombëtaren.

Për ta realizuar këtë kërkesë, futbollisti shqiptar i Trabzonsporit, Ernest Muçi, hoqi dorë nga numri 10 dhe ia la atë yllit egjiptian./Telegrafi/