Edon Zhegrova bën heroin, Juventusi mund Chelsean

Sport

Juventusi ka shënuar fitore minimale në përballjen ndaj Chelseas, në sfidën që u zhvillua në Hong Kong në kuadër të miqësoreve. “Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat minimal 0-1, sfidë që doli të jetë shumë e baraspeshuar. Dy skuadrat krijuan raste të vazhdueshme megjithatë nuk arritën assesi t’i konkretizonin. Ishte ylli i Kosovës Edon Zhegrova […]

Madhësia e shkronjave

Juventusi ka shënuar fitore minimale në përballjen ndaj Chelseas, në sfidën që u zhvillua në Hong Kong në kuadër të miqësoreve.

“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat minimal 0-1, sfidë që doli të jetë shumë e baraspeshuar.

Dy skuadrat krijuan raste të vazhdueshme megjithatë nuk arritën assesi t’i konkretizonin.

Ishte ylli i Kosovës Edon Zhegrova që e bëri dallimin me një eurogol nga distanca.

Zhegrova me një goditje të saktë nga distanca, e la portierin vendas plotësisht të shtangur për të zhbllokuar rezultatin (68’).

Ky është goli i parë i Zhegrovës në fanellën e Juventusit, duke dhënë shenja pozitive se po e rigjen formën e dikurshme që kishte te Lille./Telegrafi/