AAK reagon për hartën e Kosovës në faqen e Kuvendit: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti

Nacionale

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të një harte dhe stemë së Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit, duke e cilësuar rastin si shenjë të, siç ka thënë ai, “papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit”. Xhemaili, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar udhëheqësit institucionalë, duke pretenduar se […]

Madhësia e shkronjave

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas publikimit të një harte dhe stemë së Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit, duke e cilësuar rastin si shenjë të, siç ka thënë ai, “papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së pushtetit”.

Xhemaili, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar udhëheqësit institucionalë, duke pretenduar se disa prej tyre në të kaluarën nuk e kanë pranuar flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës.

“Ky është një tjetër dëshmitar i papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë së këtij pushteti. Në krye të institucioneve ndodhen njerëz që dikur nuk e pranonin flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës, ndërsa sot, përmes neglizhencës dhe amatorizmit, po i përdhosin simbolet shtetërore”, ka shkruar Xhemaili.

Ai ka thënë se, sipas tij, e vetmja gjë për të cilën zyrtarët e këtij pushteti “nuk gabojnë” është përfitimi nga institucionet shtetërore.

“Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që ua sjellin këto institucione, shteti i Kosovës u duket shumë i mirë”, ka deklaruar zëdhënësi i AAK-së.

Në reagimin e tij, Xhemaili e ka cilësuar rastin si “kulmin e hipokrizisë”, duke argumentuar se shteti nuk mund të respektohet vetëm kur bëhet fjalë për privilegje, ndërsa simbolet e tij zyrtare neglizhohen.

“Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti. Nuk mund ta respektosh shtetin vetëm kur të duhen privilegjet e tij, ndërsa t’i neglizhosh simbolet dhe institucionet e tij zyrtare”, ka shkruar ai. /Telegrafi/