Vaj palme e përbërës të padeklaruar në etiketë – gjetjet kryesore të prezantuara nga AUV pas kontrollit në sektorin e qumështit

Nacionale

Drejtori ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, të martën ka prezantuar analizat që kanë dalë nga kontrolli në sektorin e qumështit në periudhën prill-korrik . Ai bëri të ditur se kontrolle janë kryer në depot operatorëve, në pikat kufitare, tek operatorët ekonomikë, etj, ndërkaq janë marr 495 mostra, të cilat janë kontrolluar […]

Madhësia e shkronjave

Drejtori ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, të martën ka prezantuar analizat që kanë dalë nga kontrolli në sektorin e qumështit në periudhën prill-korrik .

Ai bëri të ditur se kontrolle janë kryer në depot operatorëve, në pikat kufitare, tek operatorët ekonomikë, etj, ndërkaq janë marr 495 mostra, të cilat janë kontrolluar për përmbajtje të yndyrës, proteinave, pranisë së vajit të palmës, yndyrave bimore, niseshtesë, qumështit pluhur, etj.

“Nga gjithsej 495 mostra të kontrolluara, numri më i madh i mostrave i përket kategorisë së djathit-gjizë 113 mostra, qumështi pijet e qumështit 94 mostra, ajka – krem qumështi 83 mostra. Kategoritë tjera përfshijnë produkte të ndryshme, 75 mostra margarinë, yndyra bimore 67 mostra, kos-jogurt 57 mostra dhe gjalpë 6 mostra”, bëri të ditur Hoxha, raporton Telegrafi.

Sipas drejtorit, nga gjithsej 471 mostra të analizuara, janë identifikuar 93 mospërputhje në nivel përbërësish, që korrespondon me 19.75 për qind të mostrave.

“Kategoria me numrin më të lartë të mospërputhjeve ishte vaji i palmës, me 46 raste apo 49.5 për qind e të gjitha mospërputhjeve. Ndjekur nga yndyra dhe vajrat bimor me 25 raste apo 26.9 për qind, niseshte apo amidoni me 18 raste ose 19.4 për qind dhe qumështi pluhur me 4 raste ose 4.3 për qind.

Shumica dërmuese e mospërputhjeve, 85 raste apo 91.4 për qind lidheshin me përbërës të detektuar por të padeklaruar në etiketë, ndërkaq vetëm 8 raste, apo 8.6 për qind përfshin përbërës të deklaruar por të pa detektuar gjatë analizës”, tha drejtori i AUV-it.

“Dëshiroj të theksoi se ky aksion nuk është ndërmarr kundër sektorit të qumështit, por përkundrazi është zhvilluar me interes të prodhuesve që investojnë në cilësi, zbatojnë ligjin dhe konkurrojnë ndershëm në treg. Është detyrë e institucioneve të sigurojnë që të gjithë operatorët të operojnë sipas të njëjtave rregullave dhe standardeve… Vetëm kështu mund të kemi treg të drejtë dhe të besueshëm.

Po ashtu, dua t’ju sigurojë qytetarëve se rezultatet e këtij aksioni nuk duhet të interpretohen si tregues se tregues se sektori i qumështit në Kosovë është i pasigurt. Megjithatë, gjetjet e evidentuara tregojnë se ka nevojë për vazhdimin e kontrolleve dhe forcimin e mbikëqyrjes institucionale”, tha tutje ai, raporton Telegrafi.

Sipas Hoxhës një nga rekomandimet kryesore që del nga ky proces është nevoja për rregulla më të qarta për të gjithë operatorët lidhur me prodhimin, autorizimin, emërtimin dhe etiketimin e produkteve që përmbajnë vajra bimore dhe përbërës tjerë zëvendësues te qumështi.

Ai paralajmëroi se AUV do të vazhdojë me kontrolle zyrtare.

“Mbrojta e shëndetit publik, garantimi i sigurisë ushqimore dhe informimi i drejtë i konsumatorëve janë prioritet institucionalë”, tha ai. /Telegrafi/