Vetëm një ditë pas përfundimit të Sunny Hill, Dua Lipa shfaqet krah partnerit në premierën e filmit të tij të ri

Magazina

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si bashkëshortë. Çifti mori pjesë në premierën e filmit më të ri të Turner, “One Night Only”, e mbajtur të hënën, më 3 gusht, në New York. Dua Lipa, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner, kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si bashkëshortë.

Çifti mori pjesë në premierën e filmit më të ri të Turner, “One Night Only”, e mbajtur të hënën, më 3 gusht, në New York.

Dua Lipa, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të personalizuar nga Ferragamo, të stiluar nga Lorenzo Posocco.

Fustani kishte një dekolte të thellë me detaj shalli dhe një fund me teksturë unike, ndërsa pamjen e kompletoi me vathë me gurë të çmuar shumëngjyrësh, aksesorë për veshët dhe një byzylyk të artë.

Nga ana tjetër, Callum Turner, 36 vjeç, u shfaq elegant me një kostum blu të errët nga Louis Vuitton, të kombinuar me një këmishë të verdhë të çelët dhe një kravatë me vija në nuanca kafe dhe të verdha.

Çifti pozoi i buzëqeshur për fotografët në tapetin e kuq të SVA Theater në New York.Turner luan në filmin romantik-komedi “One Night Only” përkrah Monica Barbaro.

Filmi, me regji të Will Gluck, rrëfen historinë e një nate të vetme gjatë vitit kur marrëdhëniet seksuale para martesës lejohen me ligj.

Premiera në kinema është caktuar për më 7 gusht.Dua dhe Callum së fundmi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ata organizuan një ceremoni elegante në Villa Valguarnera, pranë Palermos në Sicili, më 6 qershor, pasi më parë kishin zyrtarizuar martesën civile në Marylebone Town Hall në Londër.

Më 20 qershor, fituesja e çmimit Grammy publikoi në Instagram disa fotografi nga ceremonia në Itali, ku u shfaq e veshur me një fustan nusërie ‘Chanel Haute Couture’, të personalizuar dhe të zbukuruar me kristale dhe pupla.

Kjo paraqitje e yllit të famshëm vjen vetëm një ditë pas përfundimit të Sunny Hill Festival, të mbajtur në Bërnicë më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht. /Telegrafi/