Barcelona po vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e Rodrit, edhe pse përforcimi i mesfushës nuk konsiderohej prioriteti kryesor i klubit në këtë afat kalimtar.
Sipas “El Larguero”, lëndimi afatgjatë i Frenkie de Jong ka bërë që drejtuesit katalunas ta rishqyrtojnë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester Cityt.

Raporti thekson se Barcelona do të tentojë të lëvizë për Rodrin vetëm nëse reprezentuesi i Spanjës e bën të qartë se dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.
Klubi katalunas besohet se mund të ofrojë rreth 50 milionë euro për kartonin e mesfushorit, ndërsa paralelisht po analizon nëse paga e tij mund të përshtatet me rregullat e Fair Play Financiar të La Ligas.
Rodri vazhdon të vlerësohet nga Barcelona si një prej mesfushorëve më të mirë në botë, por çdo marrëveshje do të varet jo vetëm nga qëndrimi i lojtarit, por edhe nga fleksibiliteti financiar i klubit.
Lëndimi i rëndë në gju i Frenkie de Jong ka shtuar pasigurinë në repartin e mesfushës, duke bërë që drejtuesit e Barcelonës ta mbajnë nën vëzhgim të vazhdueshëm situatën e yllit të Manchester Cityt.
Aktualisht Rodri po e kërkon kalimin te Real Madridi, por klubi madrilen ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare, pavarësisht që trajneri Jose Mourinho e do me ngulm afrimin e tij./Telegrafi/





