Romeo Beckham tërheq vëmendjen me stilin e frymëzuar nga babai i tij, David

Magazina

Romeo Beckham ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij në fushatën e re të Tommy Hilfiger, ku u shfaq me një stil që kujtoi menjëherë një nga pamjet më ikonike të babait të tij, David Beckham. 23-vjeçari ishte një nga fytyrat kryesore të fushatës së vjeshtës 2026 “Always Denim”, e realizuar në New York. I […]

Madhësia e shkronjave

Romeo Beckham ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij në fushatën e re të Tommy Hilfiger, ku u shfaq me një stil që kujtoi menjëherë një nga pamjet më ikonike të babait të tij, David Beckham.

23-vjeçari ishte një nga fytyrat kryesore të fushatës së vjeshtës 2026 “Always Denim”, e realizuar në New York.

I veshur me një këmishë xhins mbi një bluzë të bardhë dhe xhinse në të njëjtin stil, Romeo u krahasua gjerësisht me ish-futbollistin, i cili vite më parë ishte fotografuar me një kombinim të ngjashëm, shkruan DailyMail.

Në fushatën fotografike, Romeo shfaqet edhe me disa veshje të tjera karakteristike të markës, ndërsa në një prej imazheve pozon me një top futbolli, një detaj që i referohet pasionit të tij për futbollin dhe karrierës së suksesshme të të atit.

Romeo debutoi si model në moshën 10-vjeçare në një fushatë për Burberry, ndërsa më pas iu përkushtua futbollit, duke luajtur për akademinë e Arsenalit, Inter Miami II dhe Brentford B.

Në vitet e fundit ai i është rikthyer modelingut, duke bashkëpunuar me marka të njohura si Saint Laurent, Balenciaga, Versace dhe H&M.

Vetëm pak ditë më parë, Romeo tërhoqi vëmendjen edhe gjatë pushimeve familjare në Ibiza, ku u shfaq me flokë biondë, një tjetër detaj që u krahasua me stilin karakteristik të David Beckham ndër vite. /Telegrafi/