Nga Barcelona dhe Liga e Kampionëve te Elbasani: Klubi shqiptar transferon ish-bashkëlojtarin e Messit

Sport

KF Elbasani ka bërë një goditje të bujshme në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit senegalez, Moussa Wague. Mbrojtësi i djathtë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelona, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës shqiptare. Wague ka një të kaluar të veçantë […]

Madhësia e shkronjave

KF Elbasani ka bërë një goditje të bujshme në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit senegalez, Moussa Wague.

Mbrojtësi i djathtë, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelona, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës shqiptare.

Wague ka një të kaluar të veçantë në karrierë, pasi ka ndarë dhomën e zhveshjes me yje të mëdhenj të futbollit, përfshirë edhe Lionel Messin, gjatë periudhës së tij te Barcelona. Ai madje ka regjistruar paraqitje me fanellën katalanase edhe në Ligën e Kampionëve.

Klubi i Elbasanit e ka prezantuar transferimin duke theksuar eksperiencën e madhe ndërkombëtare të mbrojtësit senegalez.

“Moussa Wague i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencës së fundit në Superligën greke me Panserraikosin. Mbrojtësi i djathtë ka debutuar në La Liga dhe Ligwn e Kampionwve me Barcelonwn për t’u transferuar më pas në Ligue 1 me ekipin e OGC Nice”.

“Senegalezi ka eksperienca në elitën helene me PAOK, HNK Gorica në Kroaci dhe në Qipro me Anorthosis Famagusta”.

“Moussa Wague numëron 21 paraqitje me kombëtaren e Senegalit, duke gjetur edhe rrjetën në Kupën e Botës 2018”, thuhet në njoftimin e klubit.

Wague u bë pjesë e Barcelonës në vitin 2018 pas paraqitjeve të mira me kombëtaren e Senegalit, ndërsa karriera e tij ka përfshirë aventura në disa kampionate evropiane./Telegrafi/