Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës (OEK), Kushtrim Ajvazi, ka reaguar sot lidhur me siç thotë ekspozimin e dokumenteve, nënshkrimeve apo kopjeve të identifikimit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, duke thënë se kjo mund të krijojë rrezik për falsifikime, mashtrime financiare dhe keqpërdorime të tjera në emër të bizneseve.
Ajvazi thekson se si financier, e sheh me shqetësim serioz situatën me të dhënat e bizneseve në faqen e ARBK-së.

“Ekspozimi i dokumenteve, nënshkrimeve apo kopjeve të identifikimit mund të krijojë rrezik për falsifikime, mashtrime financiare dhe keqpërdorime të tjera në emër të bizneseve.
Si financier, e shoh me shqetësim serioz situatën me të dhënat e bizneseve në faqen e ARBK-së. Shpresoj që institucionet kompetente ta sqarojnë sa më parë situatën dhe të konfirmojnë se të dhënat e ndërmarrësve janë të sigurta”, shkruan Ajvazi. /Telegrafi/





