Është vetëdorëzuar i dyshuari për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në Ferizaj.
Lidhur me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë”, i cili ka ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person bëhet e ditur se sot rreth orës 11:15, i dyshuari A.R, 31 vjeç ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal të Policisë në Ferizaj, duke shprehur vullnetin për vetëdorëzim.
“Pas kësaj, hetuesit rajonalë përgjegjës për rastin, në bashkëpunim me një njësi patrulluese, kanë shkuar në adresën e të dyshuarit, ku edhe është realizuar arrestimi i tij.I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe për të gjitha veprimet hetimore të policisë është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
<div><div><img width="568" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815556-vetedorezohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-tentative-ne-ferizaj.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vetedorezohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-tentative-ne-ferizaj" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="568" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815556-vetedorezohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-tentative-ne-ferizaj.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vetedorezohet-i-dyshuari-per-vrasjen-ne-tentative-ne-ferizaj" loading="lazy"></p>Është vetëdorëzuar i dyshuari për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në Ferizaj. Lidhur me rastin “Vrasje e mbetur në tentativë”, i cili ka ndodhur më 21.12.2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, ku si pasojë kishte mbetur i plagosur një person</div>






