Duke kaluar te kriza e Grenlandës – Donald Trump ka thënë se kishte menduar ta hiqte këtë temë nga fjalimi i tij (por është çështja që të gjithë e kanë në fokus).
Ai e nis me një ton relativisht pajtues, duke thënë se: “Kam respekt të jashtëzakonshëm për popullin e Grenlandës dhe për popullin e Danimarkës.”
Por, sipas tij, çdo anëtar i NATO-s ka detyrimin të mbrojë territorin e vet, raporton The Guradian.
‘’Askush përveç SHBA-së nuk mund ta garantojë sigurinë e Grenlandës’’, këmbëngul ai.
Ai thotë se bota e pa këtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur “Danimarka ra nën Gjermaninë pas gjashtë orësh luftime”, transmeton Gazeta Express.
“Atëherë u detyruam të dërgonim forcat tona për të mbajtur territorin e Grenlandës, me kosto dhe shpenzime të mëdha”, thotë Trump, duke ngritur baza ushtarake në këtë “copë të madhe dhe të bukur akulli”.
Dhe, duke përdorur një gjuhë të bërë popullore nga tifozët e futbollit në Angli, Trump i thotë Forumit Ekonomik Botëror (WEF) se Amerika e fitoi Luftën e Dytë Botërore.
“Pa ne, ndoshta do të flisnit gjermanisht dhe japonisht,” deklaron ai.
”Pas luftës, ne ia dhamë Grenlandën përsëri Danimarkës. “Sa budallenj ishim që e bëmë këtë? Sa mosmirënjohës janë ata tani,” shprehet Trump.
Trump flet pa filtera në Davos: ShBA-të e fituan LDB-në, pa ne do të flisnit gjermanisht dhe japonisht
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815558-trump-flet-pa-filtera-ne-davos-shba-te-e-fituan-ldb-ne-pa-ne-do-te-flisnit-gjermanish6970e90a4365e.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="trump-flet-pa-filtera-ne-davos:-shba-te-e-fituan-ldb-ne,-pa-ne-do-te-flisnit-gjermanisht-dhe-japonisht" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815558-trump-flet-pa-filtera-ne-davos-shba-te-e-fituan-ldb-ne-pa-ne-do-te-flisnit-gjermanish6970e90a4365e.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="trump-flet-pa-filtera-ne-davos:-shba-te-e-fituan-ldb-ne,-pa-ne-do-te-flisnit-gjermanisht-dhe-japonisht" loading="lazy"></p>Duke kaluar te kriza e Grenlandës – Donald Trump ka thënë se kishte menduar ta hiqte këtë temë nga fjalimi i tij (por është çështja që të gjithë e kanë në fokus). Ai e nis me një ton relativisht pajtues, duke thënë se: “Kam respekt të jashtëzakonshëm për popullin e Grenlandës dhe për popullin e</div>






