Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e hënë, 27 korrik, do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht.
Sipas parashikimit, vranësirat mund të sjellin reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në zona të izoluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 26 deri në 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore me shpejtësi mesatare prej 1 deri në 8 metra në sekondë, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme.





