Një veturë e një zyrtari policor është përfshirë nga zjarri sonte në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale,” ka deklaruar Gashi.
Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit si dhe eksperti i zjarrit për të hetuar shkaqet e incidentit.
Digjet vetura e një polici në Pejë, Policia jep detaje
<div><div><img width="640" height="384" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/vetuu-1024x615.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1178" height="708" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/vetuu.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Një veturë e një zyrtari policor është përfshirë nga zjarri sonte në Pejë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një veturë është kapluar nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore […]</div>






