Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm.
Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment.
KESCO është vazhdimisht e angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive të disponueshme për sigurimin e energjisë elektrike, përfshirë kontratat afatgjata dhe blerjet në tregjet afatshkurtra. Megjithatë, në situata kur nevoja për import është shumë e lartë, mbulimi i plotë i kërkesës paraqet vështirësi të mëdha.
Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin me kujdes energjisë elektrike dhe të ndërmarrin masa konkrete për kursimin e saj, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm si nga aspekti operativ ashtu edhe nga ai teknik.
KESCO mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj konsumatorëve dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet relevante, po punon për ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe sfiduese.
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815145-kesco-sistemi-elektroenergjetik-aktualisht-po-operon-ne-kushte-te-veshtira-dimerore.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kesco:-sistemi-elektroenergjetik-aktualisht-po-operon-ne-kushte-te-veshtira-dimerore" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815145-kesco-sistemi-elektroenergjetik-aktualisht-po-operon-ne-kushte-te-veshtira-dimerore.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kesco:-sistemi-elektroenergjetik-aktualisht-po-operon-ne-kushte-te-veshtira-dimerore" loading="lazy"></p>Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik</div>






