Zendaya kritikohet për vënien e vathëve të lashtë iranianë në promovimin e filmit “Odisea”

Magazina

Aktorja amerikane, Zendaya, është përballur me kritika pasi gjatë promovimit të filmit “Odisea” në Londër u shfaq me një palë vathë të realizuar nga artefakte iraniane rreth 2.700 – 3.000-vjeçare. Arkeologë dhe historianë të artit e cilësuan këtë veprim si të papërshtatshëm, duke argumentuar se trashëgimia kulturore nuk duhet të përdoret si aksesor mode apo […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja amerikane, Zendaya, është përballur me kritika pasi gjatë promovimit të filmit “Odisea” në Londër u shfaq me një palë vathë të realizuar nga artefakte iraniane rreth 2.700 – 3.000-vjeçare.

Arkeologë dhe historianë të artit e cilësuan këtë veprim si të papërshtatshëm, duke argumentuar se trashëgimia kulturore nuk duhet të përdoret si aksesor mode apo për promovimin e filmave.

Ata theksojnë se vathët janë krijuar nga objekte antike që besohet se janë plaçkitur nga thesari i famshëm Ziwiye në Iran.

Sipas kritikëve, përdorimi i këtyre artefakteve banalizon dhe përvetëson trashëgiminë kulturore iraniane.

Profesorja e historisë së artit, Sussan Babaie, u shpreh e habitur që askush nga ekipi i aktores nuk e pa këtë si një zgjedhje problematike, duke theksuar se objekte të tilla kanë vlerë historike dhe shpirtërore, e jo thjesht estetike.

Nga ana tjetër, galeria londineze Barron, e cila zotëron vathët, deklaroi se artefaktet administrohen në mënyrë të ligjshme dhe se huazimi i tyre nuk kishte qëllim komercial.

Sipas galerisë, synimi ishte të promovohej mjeshtëria e artizanëve të lashtë persë dhe të rritej ndërgjegjësimi për trashëgiminë kulturore të Iranit.

Zendaya dhe ekipi i saj stilistik nuk kanë reaguar ende ndaj kritikave. /Telegrafi/