Vushtrria nis përgatitjet për sezonin e ri në Superligë, Besnik Kollari drejton stërvitjen e parë

Sport

Pas rikthimit të shumëpritur në Superligën e Kosovës, Vushtrria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri, me objektiva të qarta për të ndërtuar një skuadër konkurruese në elitën e futbollit kosovar. Nën drejtimin e kryetrajnerit të ri, legjendës së futbollit kosovar Besnik Kollari, ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë për sezonin 2026/27. Bashkë me […]

Madhësia e shkronjave

Pas rikthimit të shumëpritur në Superligën e Kosovës, Vushtrria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për edicionin e ri, me objektiva të qarta për të ndërtuar një skuadër konkurruese në elitën e futbollit kosovar.

Nën drejtimin e kryetrajnerit të ri, legjendës së futbollit kosovar Besnik Kollari, ekipi ka zhvilluar stërvitjen e parë për sezonin 2026/27.

Bashkë me stafin teknik, Kollari ka dhënë startin e punës, duke synuar që skuadra të jetë sa më e përgatitur për sfidat që e presin në kampionat.

Klubi ka bërë të ditur se faza e parë e përgatitjeve do të jetë e përqendruar kryesisht në ngritjen e aspektit fizik të futbollistëve, që konsiderohet baza për një sezon të gjatë dhe konkurrues.

Ndërkohë, grupit i janë bashkuar tashmë disa futbollistë të rinj, ndërsa drejtuesit e klubit kanë konfirmuar se gjatë ditëve në vijim priten edhe përforcime të tjera cilësore.

Qëllimi është rritja e konkurrencës brenda skuadrës dhe ndërtimi i një ekipi dinjitoz që do të rivalizojë me sukses në Superligë.

Pas rikthimit në elitë, atmosfera te Vushtrria është optimiste, ndërsa klubi synon që me punë dhe përforcime të vazhdueshme të lërë gjurmë në sezonin e ardhshëm.

“Kampionët janë rikthyer. Puna ka nisur. Superliga, po vijmë!”, ishte mesazhi i klubit në nisje të fazës përgatitore. /Telegrafi/