Rezart Veleshnja reagon pas nismës së Labit për djalin e Shpat Kasapit: Familja nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmë publike

Magazina

Vendimi i këngëtarit Labinot Tahiri për të ndarë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore ku performon për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, ka nxitur reagime të shumta në opinion. Pas njoftimit të Labit, ka reaguar aktori Rezart Veleshnja, i cili ishte mik i afërt i Shpatit. Përmes një postimi në InstaStory, […]

Madhësia e shkronjave

Vendimi i këngëtarit Labinot Tahiri për të ndarë 150 euro nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore ku performon për Roelin, djalin e të ndjerit Shpat Kasapi, ka nxitur reagime të shumta në opinion.

Pas njoftimit të Labit, ka reaguar aktori Rezart Veleshnja, i cili ishte mik i afërt i Shpatit.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se mban kontakte të vazhdueshme me familjen e artistit të ndjerë.

Sipas Veleshnjës, nëna e Shpatit, Gjylymsere Kasapi, dhe vëllai i tij, Albin Kasapi, nuk kanë kërkuar asnjëherë ndihmë publike, duke theksuar se dinjiteti i familjes nuk i lejon të ndërmarrin hapa të tillë.

Ai shton se çdo ndihmë për Roelin është e mirëpritur, por nuk e konsideron të nevojshme që kontributet personale të shoqërohen me thirrje publike në emër të familjes.

Megjithatë, aktori nënvizoi se djali i artistit meriton mbështetje dhe u bëri apel miqve, kolegëve dhe figurave publike që të kontribuojnë për të ardhmen e tij.

Veleshnja theksoi se Roeli duhet të ketë përkrahjen e të gjithëve, duke kujtuar se po rritet si djali i një artisti të dashur për publikun, i cili, sipas tij, nuk kërkoi kurrë ndihmë gjatë jetës.

Reagimi i tij vjen pasi iniciativa e Tahirit u prit me komente të shumta në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin mes atyre që e vlerësojnë gjestin human dhe atyre që besojnë se ndihma për familjen duhet të ofrohet në mënyrë diskrete. /Telegrafi/