Iniesta paralajmëron Spanjën për Messin: Është e pamundur ta ndalosh

Sport

Andres Iniesta beson se Spanja nuk duhet të përqendrohet vetëm te ndalimi i Lionel Messit në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi sipas tij ylli argjentinas është pothuajse i pamundur të neutralizohet. Legjenda e Barcelonës, e cila ka ndarë dhomat e zhveshjes me Messin për shumë vite në Camp Nou, u ka bërë thirrje […]

Madhësia e shkronjave

Andres Iniesta beson se Spanja nuk duhet të përqendrohet vetëm te ndalimi i Lionel Messit në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi sipas tij ylli argjentinas është pothuajse i pamundur të neutralizohet.

Legjenda e Barcelonës, e cila ka ndarë dhomat e zhveshjes me Messin për shumë vite në Camp Nou, u ka bërë thirrje spanjollëve që të fokusohen te loja e tyre dhe mënyra se si mund ta dëmtojnë Argjentinën.

“Është e pamundur ta neutralizosh plotësisht Messin”.

“Është shumë më e rëndësishme që Spanja të përqendrohet te mënyra se si mund ta lëndojë Argjentinën me stilin e saj të lojës – duke krijuar raste dhe duke i konkretizuar ato”.

“Nuk kam fjalë, nuk di si ta përshkruaj. Vendosmëria e tij, bindja dhe gjithçka që ai jep në çdo ndeshje meritojnë respektin më të madh”, deklaroi Iniesta.

Finalja mes Argjentinës dhe Spanjës do të zhvillohet më 19 korrik dhe do të jetë një duel historik mes dy kombëtareve.

Për Messin, ky është edicioni i gjashtë i Kupës së Botës, duke u bërë futbollisti i parë në histori që arrin këtë shifër. Kapiteni i Argjentinës mban gjithashtu rekordin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në historinë e turneut, me 21 gola dhe 12 asistime në 33 paraqitje./Telegrafi/