“LVV-ja s’ka nevojë të mendojë për LDK-në”, Ferati: Në LDK nuk ka fitues e humbës, askush nuk është mbi vullnetin e delegatëve

Nacionale

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati ka deklaruar se proceset e brendshme në parti nuk duhet të shihen si garë me fitues dhe humbës, duke theksuar se vendimmarrja bazohet në vullnetin e delegatëve. Ferati tha se shembulli më i mirë i unitetit është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili, sipas tij, […]

Madhësia e shkronjave

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati ka deklaruar se proceset e brendshme në parti nuk duhet të shihen si garë me fitues dhe humbës, duke theksuar se vendimmarrja bazohet në vullnetin e delegatëve.

Ferati tha se shembulli më i mirë i unitetit është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili, sipas tij, ka mbështetur procesin pavarësisht dallimeve që kanë ekzistuar gjatë garës për kryetar të partisë.

“Nuk ka fitues ose humbës në këtë kontekst. Ju e patë edhe Lutfi Hazirin, i cili ka qenë kundër Lumir Abdixhikut dhe ka dhënë shembullin më të mirë. Nuk ka figurë që del mbi vullnetin e delegatëve, qoftë edhe deputet i Kosovës”, deklaroi Ferati, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se proceset e brendshme kërkojnë kohë dhe nuk mund të përfundojnë brenda një dite.

“Duhet të jeni të durueshëm, sepse kjo merr kohë dhe nuk përcaktohet në një ditë. Jemi duke punuar me tërë kapacitetin tonë”, u shpreh ai.

Duke komentuar deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet në LDK, Ferati tha se partia në pushtet nuk duhet të merret me çështjet e brendshme të LDK-së.

“Lëvizjes Vetëvendosje i kisha bërë ftesë të mos mendojë fare për LDK-në. Nuk ka nevojë që LVV-ja të merret me punët tona të brendshme. Prej anës tonë kryetari ka thënë që i pezullon pezullon takimet derisa të kryhen punët tona të brendshme”, tha Ferati. /Telegrafi/