Pas reagimeve për kushtet në Pediatri, nisin të largohen shtretërit e dëmtuar

Nacionale

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur largimi i shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor. Ky veprim vjen pas raportimit publik të një nëne, e cila kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke […]

Madhësia e shkronjave

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur largimi i shtretërve të dëmtuar nga Klinika e Pediatrisë, me qëllim përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Ky veprim vjen pas raportimit publik të një nëne, e cila kishte ndarë përvojën e saj gjatë qëndrimit me fëmijën në objektin e vjetër të Pediatrisë, duke ngritur shqetësime për kushtet në klinikë.

Një ditë më parë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte njoftuar për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili do të shqyrtojë masat administrative ndaj punonjësve shëndetësorë lidhur me rastin.

Largimi i shtretërve të dëmtuar është pjesë e veprimeve të ndërmarra pas reagimeve publike për gjendjen infrastrukturore dhe kushtet e qëndrimit në Klinikën e Pediatrisë./RTVD/