Franca po përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të Kupës së Botës 2026, teksa në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën në stadiumin e Dallasit.
Mbrojtësi francez, Ibrahima Konate, ka theksuar se skuadra e Didier Deschamps nuk duhet ta përqendrojë vëmendjen vetëm te Lamine Yamal, pasi sipas tij Spanja ka shumë armë të rrezikshme.
Edhe pse Yamal ka shënuar vetëm një gol në këtë Botëror, pasi u rikthye nga një lëndim që i ndërpreu sezonin më herët, ai ka qenë vendimtar në lojën e Spanjës. Sulmuesi ka krijuar pesë raste për gol dhe kujtohet edhe për supergolin ndaj Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024.
Konate vlerësoi cilësinë kolektive të kampionëve të Evropës, duke theksuar se rreziku nuk vjen vetëm nga një futbollist.
“Nuk po mendojmë vetëm se si ta ndalim Laminen. Spanja është një ekip i jashtëzakonshëm me shumë lojtarë të talentuar”.
“Qëllimi nuk është të përqendrohemi vetëm te një lojtar, sepse është i gjithë ekipi që mund të të dëmtojë”.
“Lojë e tyre në sulm është vërtet e jashtëzakonshme. Mendoj se gjithçka vjen nga puna kolektive, nga mesfushorët e deri te mbrojtësit”.
“Ajo që po bëjnë është e jashtëzakonshme. Është e pabesueshme. Ndoshta nuk flitet mjaftueshëm për kundërpresionin e tyre, sepse të gjithë fokusohen te cilësia që kanë në fazën sulmuese”, deklaroi Konate./Telegrafi/






