“Edhe kablloja mbi fushë luajti më mirë se ai”, Zlatan Ibrahimovic e ‘masakron’ yllin e Anglisë pas paraqitjes zhgënjyese

Sport

Zlatan Ibrahimovic nuk i kurseu kritikat për Noni Madueken gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, duke bërë një koment ironik që ka marrë vëmendje të madhe. Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë pas vazhdimeve, me Jude Bellingham që realizoi dy golat e triumfit, pasi Andreas Schjelderup […]

Madhësia e shkronjave

Zlatan Ibrahimovic nuk i kurseu kritikat për Noni Madueken gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, duke bërë një koment ironik që ka marrë vëmendje të madhe.

Anglia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë pas vazhdimeve, me Jude Bellingham që realizoi dy golat e triumfit, pasi Andreas Schjelderup kishte kaluar norvegjezët në epërsi.

Gjatë pjesës së parë, Ibrahimovic, i cili ishte i ftuar në studion e Fox Sports, kritikoi ashpër paraqitjen e Maduekes.

“Mendoj se Anglia po luan me një lojtar më pak. Madueke ka qenë në fushë… Sa herë që merr topin, merr vendimin e gabuar dhe vetëm ecën në fushë”.

“Nëse do të isha Thomas Tuchel, do ta zëvendësoja, sepse nuk ka bërë asgjë në këto 45 minuta”.

“As pushimi për hidratim nuk e ndihmoi. Anglia e nisi ndeshjen me një lojtar më pak”, u shpreh suedezi.

Më vonë, kur u diskutua goli i barazimit të Anglisë, për të cilin norvegjezët pretenduan se topi kishte prekur kabllon e kamerës mbi fushë, Ibrahimovic bëri një tjetër koment thumbues.

“Nëse topi e preku kabllon, atëherë kablloja pati një paraqitje më të mirë se Madueke, me siguri”.

Madueke u zëvendësua nga Bukayo Saka në pushimin mes dy pjesëve, duke i dhënë fund një paraqitjeje të vështirë.

Gjatë 45 minutave në fushë, sulmuesi 24-vjeçar realizoi vetëm një nga tre tentimet për driblim, pati sukses vetëm në një nga tre krosimet, u kap një herë në pozitë jashtë loje dhe bëri edhe një prekje të topit me dorë.

Për më tepër, ai nuk krijoi asnjë rast shënimi, duke zhgënjyer në një ndeshje ku Anglia kishte nevojë për më shumë kreativitet në fazën sulmuese./Telegrafi/