Victoria Beckham zgjeron biznesin, gati të lançojë linjën e produkteve për shtëpinë

Magazina

Victoria Beckham duket se është gati të zgjerojë edhe më tej perandorinë e saj të biznesit. Sipas medieve britanike, stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls po planifikon të prezantojë një linjë luksoze produktesh për shtëpinë, pas suksesit të markës së saj në industrinë e modës dhe bukurisë. Marka e Victoria Beckham, e cila raportohet […]

Madhësia e shkronjave

Victoria Beckham duket se është gati të zgjerojë edhe më tej perandorinë e saj të biznesit.

Sipas medieve britanike, stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls po planifikon të prezantojë një linjë luksoze produktesh për shtëpinë, pas suksesit të markës së saj në industrinë e modës dhe bukurisë.

Marka e Victoria Beckham, e cila raportohet të ketë një vlerë prej rreth 85 milionë eurosh, pritet të zgjerohet me një koleksion të gjerë artikujsh për ambientet e shtëpisë, shkruan DailyMail.

Në mesin e produkteve që thuhet se do të mbajnë emrin e saj janë enë kuzhine, gota, filxhanë, pjata, takëme, vazo dekorative, mobilje, jastëkë dhe aksesorë të tjerë.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Victoria ka pranuar se nuk e përjashton mundësinë për të shitur biznesin e saj në të ardhmen.

Në një intervistë të fundit, ajo u shpreh se është e hapur ndaj mundësive të reja, por aktualisht fokusi i saj mbetet rritja e markës.

Stilistja tregoi gjithashtu se po planifikon zgjerimin e dyqaneve fizike në New York dhe Miami, duke theksuar se dëshiron të kontrollojë nga afër përvojën e klientëve.

Sipas saj, ende ka shumë kategori ku marka e saj nuk është prezente dhe sheh potencial të madh për zhvillim.

Victoria Beckham nënvizoi se ndihet krenare që pas shumë vitesh pune, biznesi i saj në modë dhe bukuri është bërë fitimprurës.

Ndërkohë, ajo përjashtoi një rikthim në muzikë, duke thënë se tashmë ia ka lënë këtë pasion djalit të saj, Cruz. /Telegrafi/