Tuchel i lumtur me rekordin e Harry Kane: Ai nuk është i lumtur, dëshiron ta fitoj Kupën e Botës

Sport

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në një moment me peshë të madhe, duke ndihmuar “Tre Luanët” të mposhtin Panamanë 2-0 dhe të sigurojnë vendin e parë në grup. Sulmuesi anglez vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme në turne, duke u shndërruar […]

Madhësia e shkronjave

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në një moment me peshë të madhe, duke ndihmuar “Tre Luanët” të mposhtin Panamanë 2-0 dhe të sigurojnë vendin e parë në grup.

Sulmuesi anglez vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme në turne, duke u shndërruar sërish në liderin kryesor të repartit ofensiv dhe në një nga figurat vendimtare të ekipit në fazën e grupeve.

“Është fantastike që ai ka mundësinë ta thyejë këtë rekord në një Kupë Bote kur kjo ka vërtet rëndësi”, tha Tuchel pas ndeshjes, duke vlerësuar ndikimin dhe mentalitetin e sulmuesit.

“Harry është në një gjendje të mrekullueshme mendore, edhe fizikisht. Ai është i uritur për të shkuar deri në fund në këtë Kupë Bote dhe nuk është i kënaqur”, tha Tuchel.

Trajneri shtoi gjithashtu se Kane vazhdon të mbetet një pikë referimi për skuadrën si brenda ashtu edhe jashtë fushës, duke udhëhequr me shembull dhe duke ruajtur standarde të larta në çdo ndeshje.

Me këtë fitore, Anglia e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë dhe siguron një kalim të qetë në raundin e 32-shes, ku do të përballet me RD të Kongos.

Në atë ndeshje, vëmendja do të jetë sërish te Kane, i cili tashmë numëron 11 gola në 14 paraqitje në tre edicione të Kupës së Botës dhe pritet të kërkojë të rrisë më tej këtë shifër në fazat eliminatore të turneut. /Telegrafi/