Elodie dhe balerina shqiptare, Françeska Nuredini, tërhoqën vëmendjen gjatë Paradës së Krenarisë në Milano, ku u shfaqën së bashku duke kënduar dhe festuar me mijëra pjesëmarrës.
Këngëtarja publikoi në rrjetet sociale disa video nga atmosfera, ndërsa në njërën prej tyre shihet duke shkëmbyer një puthje me Françeskën, një moment që u komentua gjerësisht nga fansat.

Nuredini, e lindur në Shqipëri në vitin 2001 dhe e rritur në Genova të Italisë, është një balerinë profesioniste që ka bashkëpunuar me artistë të njohur si J-Ax, Sfera Ebbasta dhe vetë Elodie.
Para kësaj lidhjeje, Elodie ishte në një marrëdhënie me pilotin Andrea Iannone.
Raportimet për romancën e tyre nisën në fund të vitit të kaluar, kur të dyja u panë së bashku në udhëtime dhe publikuan fotografi e mesazhe në rrjetet sociale.
Puthja e publikuar së fundmi konsiderohet si një tjetër konfirmim i lidhjes së tyre.
Çifti u shfaq për herë të parë publikisht në një aktivitet të tillë si partnerë, duke marrë pjesë në edicionin e 25-të të Krenarisë në Milano.
Ato parakaluan së bashku mes mijëra pjesëmarrësve, bënë fotografi me fansat dhe treguan se po e jetojnë dashurinë e tyre hapur dhe pa hezitim. /Telegrafi/





