Një nga projektet më të rëndësishme dhe më të shumëpritura të infrastrukturës rrugore në komunën tonë për banorët e malësies të Bujanocit, po shkon drejt finalizimit të tij të plotë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Komunës, Arbër Pajaziti, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ku ka ndarë me qytetarët ecurinë e punimeve në terren.

Sipas kryetarit Pajaziti, rruga që lidh Breznicën me Muhocin tashmë po merr pamjen e saj përfundimtare.
Ky projekt madhor, i cili ka qenë një kërkesë e kahmotshme dhe jetike për banorët e kësaj zone, do t’u shërbejë së shpejti qytetarëve duke u garantuar kushte shumë të mira, moderne dhe të sigurta për qarkullim.
Ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të banorëve, duke i dhënë një impuls të ri zhvillimit të këtyre vendbanimeve.
Tashmë që projekti ka hyrë në fazën e tij finale, shpresa dhe pritshmëritë janë që gjithçka të përmbylet me sukses dhe pa asnjë problem deri në ditët e përurimit zyrtar.
Faqja jonë do të vazhdojë të ndjekë nga afër punimet në infrastrukturën lokale për t’ju sjellë detaje të reja rregullisht./BujanociNet/




