Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
“Inati & Taka” mban titullin kënga e re, që në thelb përmban dy projekte në një.

Orhidea Latifi (emri i vërtetë) vjen me klip tërësisht veror, ritmik, të përshtatur me sezonin.
Protagoniste në klip janë dy modelet e njohura shqiptare: Aneta Berisha dhe Sara Kolami.
Kida gjithashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, duke marrë vëmendje në secilën pjesë.
Producimi u bë nga Deard Sylejmani me tekst dhe melodi të kompletuar nga Rron Kai, Kida dhe Liro.
Të plotë tashmë e gjeni në YouTube, teksa besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





