Kroacia mposhti Panamanë me rezultatin 1:0 në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, duke ruajtur shpresat për kualifikim.
Pas ndeshjes, mbrojtësi kroat Josko Gvardiol festoi fitoren me të dashurën e tij, Lu Mastrovic, të cilën e përqafoi dhe e puthi në tribunë.
Lidhja e tyre u bë publike në fund të vitit të kaluar, kur u fotografuan së bashku në Zagreb.

Më pas, ata u shfaqën edhe në një ngjarje publike në festën e 10-vjetorit të markës “Lunilou”.
Lu është 20 vjeçe dhe studion në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Zagreb.
Ajo merret me ski dhe ka stërvitur edhe me skiatoren kroate Zrinka Ljutic. Kur angazhimet universitare ia lejojnë, punon edhe si instruktore skijimi.
Miq të familjes e përshkruajnë Lu si një vajzë të hapur, energjike dhe sportive, që vjen nga një familje e respektuar.
Josko, i lindur në Zagreb në vitin 2002, konsiderohet një nga futbollistët më të suksesshëm të brezit të tij.
Pas zhvillimit te Dinamo Zagrebi dhe suksesit te RB Leipzig, ai u transferua te Manchester City në vitin 2023 për një shumë rekord, duke u bërë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.
Pavarësisht famës, ruan një jetë private diskrete dhe njihet për profesionalizmin dhe karakterin e qetë. /Telegrafi/





