Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Bota

Ndërsa trafiku i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur pas marrëveshjes së përkohshme mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës, ai ende nuk është rikthyer në nivelet para konfliktit. Mbyllja efektive e këtij korridori detar nga Irani — përmes të cilit para luftës kalonte rreth një e pesta e naftës dhe gazit […]

Madhësia e shkronjave

Ndërsa trafiku i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit është rritur pas marrëveshjes së përkohshme mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës, ai ende nuk është rikthyer në nivelet para konfliktit.

Mbyllja efektive e këtij korridori detar nga Irani — përmes të cilit para luftës kalonte rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë — ka kufizuar furnizimet globale me energji dhe ka rritur inflacionin.

Mbetet e paqartë nëse anijet do të detyrohen të paguajnë tarifa për kalimin e ngushticës, e cila ndodhet mes Iranit dhe Omanit.

Rreth 71 anije kaluan ngushticën nga e premtja deri të dielën, me një kulm prej 35 kalimesh të shtunën, sipas kompanisë së të dhënave dhe analizave Kpler, raporton skynews.

Kjo shifër është shumë më e ulët se para luftës, kur çdo ditë kalonin rreth 100–130 anije.

Rruga kryesore qendrore përmes ngushticës është e minuar dhe mbetet e mbyllur, ndaj anijet përdorin rrugën më të vogël veriore që kalon në ujërat iraniane dhe rrugën jugore që kalon në ujërat e Omanit.

Sipas memorandumit të javës së kaluar, Irani do të menaxhojë ngushticën gjatë periudhës 60-ditore të negociatave mes SHBA-së dhe Teheranit.

Edhe pse më parë kalimi ishte falas, Irani ka krijuar muajin e kaluar një autoritet të ri shtetëror për të mbledhur pagesa nga anijet dhe ka kërkuar që ato të regjistrohen në të ashtuquajturin “Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik”.

Megjithatë, është rënë dakord që për 60 ditë të mos vendosen tarifa për anijet që kalojnë.

Donald Trump ka sugjeruar se SHBA mund të vendosë tarifa të veta për kalimin e ngushticës nëse nuk arrihet marrëveshje përfundimtare brenda këtij afati.

Si pjesë e marrëveshjes, Irani ka deklaruar se do të kryejë pastrimin e minave brenda 30 ditëve. /Telegrafi/