Rama ironizon: Protestues nga Kosova e Maqedonia po vijnë për ta shpëtuar Shqipërinë

Nacionale

Rama ia faturon protestat rrjeteve sociale për nxitje të histerisë kolektive dhe shpikjen e një trendi të ri, për të qenë në krye të vëmendjes. “Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen. Se gjithmonë e më shumë njerëzit fillojnë, shohin që […]

Madhësia e shkronjave

Rama ia faturon protestat rrjeteve sociale për nxitje të histerisë kolektive dhe shpikjen e një trendi të ri, për të qenë në krye të vëmendjes.

“Shteti ndërtohet duke mos e humbur drejtimin e historisë. Kam pasur shumë mesazhe sikur më ka shkuar ndërmend të jap dorëheqjen. Se gjithmonë e më shumë njerëzit fillojnë, shohin që kjo është diçka që nuk rri as në qiell, as në tokë. Nuk mundet dot asnjë shqiptar i arsyeshëm që të pranojë që Tirana të bëhet një territor sfilate për një turmë që shkon të bllokojë aeroportin. Nuk e pranon dot askush këtë. Natyrisht, tërheqja pak nga pak e syve të atyre që shkuan atje për të dalë në skenë dhe mbetja e një grupi ku ka një përzierje të hatashme dhe është një përzierje mbarëkombëtare. Vijnë njerëz nga Kosova, nga Maqedonia, për të shpëtuar Shqipërinë në emër të shqiptarëve. Ujërijnë të mblidhet këtu kombi.

Njerëzit që funksionojnë me arsye, edhe ata të pagave, të mirëpaguarit, e kuptojnë që këtu ka diçka që nuk shkon fare. S’i kam dhënë përgjigje kujt, se më është dukur sikur një qeveri nuk ka të drejtë të mbyllë veshët; ajo duhet të dëgjojë. Duhet ta dëgjojë një grup parlamentar, flas për një grup qeverisës, duhet ta dëgjojë gjithçka që thuhet në atë sheshin e xhirimeve.

Nga diskutimet e para, është e qartë që janë dëgjuar, do të dëgjojnë kritikën dhe zërimin. Nuk është e mundur që një qeveri ta skualifikojë, t’ia hedhë të gjithë fajin algoritmit. Nuk është e drejtë. Por një qeveri nuk mund ta bëjë kurrë, nëse është aty me një destinacion. Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma. Një grup udhëheqës nuk i jepet zhurmës dhe sa më shumë zhurma zmadhohet, aq më shumë një grup udhëheqës forcon identitetin e vet, duke bashkuar të gjithë në emër të destinacionit.

Nuk ndërtohet një shtet si ai që ne po ndërtojmë dhe nuk çohet deri në fund një mision historik si ky që na ra ne ta mbarojmë, për ta bërë Shqipërinë vend të Bashkimit Europian. Një grup udhëheqës që ka një mision shkon deri në fund. Unë jam shumë aktiv në rrjetet sociale. E kam ndarë me ju disa herë që një nga gjërat që unë pres me shumë dëshirë të më vijë kur unë të mos jem në këtë detyrë, është të mos kem nevojë t’i trokas algoritmit. Por unë nuk besoj kurrë që aty te pasqyra e Facebook-ut e Instagram-it dhe te komentet, kurrë nuk besoj që unë mund të drejtohem prej zhurmës, prej erës dhe prej dallgëve që mund të ngrihen aty.

Më kanë sugjeruar më të urët: lëri, mos fol, rri, dëgjoji. Unë mund të ndihem përgjegjës për shumë gjëra që duhet të shkojnë më mirë, por unë dhe ju, PS, të ndihemi me faj, se vetëm fajtorët nuk flasin; të ndihemi me faj pse mblidhet jo ajo turmë, po pse mblidhet planeti po të dojë, që të na tregojë dhe të na imponohet në opinion, që të na detyrojë që ne të pranojmë të jemi skllevër të algoritmit dhe si forcë politike, kjo nuk është e mundur të ndodhë, se kjo është tradhtia e vërtetë”, tha Rama./Tv Klan