Dronët ukrainas godasin thellë në territorin rus, sulmohet rafineria e naftës në Tyumen.
Dronët e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë arritur deri në rajonin e Siberisë, duke sulmuar një rafineri nafte në Tyumen, rreth 2000 kilometra larg kufirit me Ukrainën.
Autoritetet lokale konfirmuan incidentin, duke bërë të ditur se në territorin e impiantit ranë mbetje të dronëve.
Sipas tyre, sulmi nuk ka shkaktuar dëme serioze, megjithëse detajet e plota të ngjarjes nuk janë bërë publike.
Ndërkohë, pamje satelitore kanë treguar dëme në rafinerinë e naftës në Moskë pas një tjetër sulmi me dronë.
Në imazhe shihet një rezervuar nafte, kapaku i të cilit është dëmtuar dhe është ngritur nga shpërthimi.
Sulmet me dronë në thellësi të territorit rus janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, me objektiv kryesisht impiantet energjetike dhe infrastruktura strategjike. /Telegrafi/






