Mbi 4.6 mijë parashikime janë regjistruar në platformën “Eksperti” për ndeshjen mes Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, e cila përfundoi me rezultatin 1-1 në kuadër të Grupit K të Kupës së Botës 2026.
Barazimi surprizues bëri që shumica dërrmuese e pjesëmarrësve të mos arrinin të parashikonin saktë epilogun e sfidës, pasi pritshmëritë ishin qartësisht në anën e Portugalisë.
Nga gjithsej 4,611 parashikime të regjistruara: Vetëm 18 pjesëmarrës qëlluan saktë rezultatin 1-1 dhe fituan 10 pikë
20 pjesëmarrës fituan 6 pikë duke qëlluar diferencën e golave

0 pjesëmarrës arritën të fitojnë vetëm 2 pikë për fituesin e ndeshjes, pasi sfida përfundoi baras
Tifozët dhe përdoruesit e platformës besuan fuqishëm në një fitore komode të Portugalisë.
Rezultati më i parashikuar ishte 3-0, i zgjedhur nga 1,638 përdorues.
Ndërkohë, barazimi 1-1, që ishte edhe rezultati final i ndeshjes, u parashikua nga vetëm 18 përdorues, duke qenë një nga skenarët më pak të zgjedhur para fillimit të takimit.
Në listën e rezultateve më pak të preferuara u gjetën edhe skenarë si 7-0, 8-0, 7-1 dhe madje 9-0, çka tregon besimin e madh që komuniteti kishte te një fitore e thellë e Portugalisë.
Ndeshja Portugali – Kongo dëshmoi edhe një herë se rezultatet në futbollin e nivelit më të lartë janë jashtëzakonisht të vështira për t’u parashikuar. Pavarësisht mbi katër mijë parashikimeve dhe favorizimit të madh për Portugalinë, vetëm 18 persona arritën të gjenin rezultatin e saktë.
Kjo është pikërisht ajo që e bën platformën “Eksperti” më sfiduese dhe më interesante për tifozët, ku çdo gol dhe çdo detaj mund të ndryshojë krejtësisht renditjen.
Regjistrohu në eksperti.telegrafi.com, bëhu pjesë e garës dhe provo të tregosh sa mirë e njeh futbollin.





