Ndërkombëtarët: Pa kompromis politik, Kosova rrezikon stagnim institucional

Nacionale

Ndërkohë, diplomatë dhe ish-zyrtarë ndërkombëtarë vlerësojnë se sfida kryesore për Kosovën fillon pas zgjedhjeve, me procesin e formimit të institucioneve dhe sigurimin e stabilitetit politik. Ata theksojnë se kompromisi dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës. Sipas tyre, zgjedhjet janë vetëm një fazë […]

Madhësia e shkronjave

Ndërkohë, diplomatë dhe ish-zyrtarë ndërkombëtarë vlerësojnë se sfida kryesore për Kosovën fillon pas zgjedhjeve, me procesin e formimit të institucioneve dhe sigurimin e stabilitetit politik.

Ata theksojnë se kompromisi dhe bashkëpunimi ndërmjet forcave politike janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Sipas tyre, zgjedhjet janë vetëm një fazë e procesit politik, ndërsa sfidat reale vijnë më pas, në ndërtimin e qeverisë dhe institucioneve.

Ish-ministri britanik Denis MacShane thekson se në Evropë gjithnjë e më shumë po bëhet e zakonshme qeverisja përmes koalicioneve, duke nënvizuar se sfida e vërtetë për Kosovën nis pas zgjedhjeve.

“Kosova i largon investitorët, i shqetëson partnerët dhe do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të merren me Lindjen e Mesme dhe me Iranin, ndërsa Evropa me Ukrainën. Prandaj nuk do të jenë shumë të interesuar për Kosovën nëse vetë kosovarët nuk dalin dhe nuk vendosin për rrugët përpara për një Kosovë më të mirë”, tha MacShane.

Ndërkaq, ish-diplomati Daan Everts shprehet i zhgënjyer me mungesën e kompromisit mes forcave politike në Kosovë, duke rikujtuar periudhën e pasluftës dhe frymën e bashkëpunimit që kishte karakterizuar ndërtimin e institucioneve.

“Jam i trishtuar, sepse para 25 vitesh, kur ishim bashkë me kosovarët duke ndërtuar Kosovën e re, e gjithë ideja ishte së bashku. Të përpiqemi të ecim përpara dhe të mos i dorëzohemi qëndrimeve të ashpra apo ekstremiste. Le ta gjejmë terrenin e përbashkët, sepse ka shumë të ardhme për të cilën ia vlen të luftohet për brezat e ardhshëm. Prandaj u bëj thirrje politikanëve të kapërcejnë ndasitë dhe të bëjnë kompromise”, tha Everts.

Mesazhi i të dy bashkëbiseduesve është i qartë: pas zgjedhjeve, fokusi duhet të zhvendoset nga përballja politike drejt kompromisit dhe ndërtimit të institucioneve funksionale, raporton RTK.