Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës ku humbi jetën 15-vjeçari

Nacionale

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën 15-vjeçari A.P. pasi u fut për t’u larë në pishinë, këtë të enjte është arrestuar pronari i pishinës. Sipas raportimeve të policisë, është ndaluar shtetasi E.K., i cili është arrestuar në flagrancë nga oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit të […]

Madhësia e shkronjave

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku humbi jetën 15-vjeçari A.P. pasi u fut për t’u larë në pishinë, këtë të enjte është arrestuar pronari i pishinës.

Sipas raportimeve të policisë, është ndaluar shtetasi E.K., i cili është arrestuar në flagrancë nga oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”.

Mësohet se i mituri ishte hedhur për t’u larë dhe më pas ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar infarkt. Pas ngjarjes së rëndë, u shoqëruar në polici edhe disa persona. /Euronews.al/