Ariana Grande mahnit fansat me një performancë spektakolare në nisjen e turneut të saj

Magazina

Ariana Grande ka nisur zyrtarisht turneun e saj “Eternal Sunshine”, të parin pas shtatë vitesh, duke dhuruar një spektakël që la pa fjalë mijëra fansa në Oakland. Gjatë interpretimit të këngës “Supernatural”, këngëtarja realizoi një moment mbresëlënës skenik, duke u ngritur në ajër me ndihmën e një sistemi të posaçëm, ndërsa vazhdonte të këndonte para […]

Madhësia e shkronjave

Ariana Grande ka nisur zyrtarisht turneun e saj “Eternal Sunshine”, të parin pas shtatë vitesh, duke dhuruar një spektakël që la pa fjalë mijëra fansa në Oakland.

Gjatë interpretimit të këngës “Supernatural”, këngëtarja realizoi një moment mbresëlënës skenik, duke u ngritur në ajër me ndihmën e një sistemi të posaçëm, ndërsa vazhdonte të këndonte para publikut të entuziazmuar.

Pamjet nga koncerti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat e përshkruan performancën si “magjike” dhe “të pabesueshme”, duke vlerësuar nivelin e lartë të produksionit dhe efektet vizuale të shfaqjes, shkruan DailyMail.

Turneu “Eternal Sunshine” shënon rikthimin e Grande-s në skenat botërore pas një pauze të gjatë nga koncertet, ndërsa artistja pritet të performojë në disa qytete të SHBA-së dhe më pas në Evropë.

Përveç turneut, Ariana po përgatitet edhe për publikimin e albumit të saj të ri, duke e bërë këtë një nga periudhat më intensive dhe më të rëndësishme të karrierës së saj së fundmi. /Telegrafi/