Kosova voton – zhvillimet minutë pas minute

Nacionale

Qytetarët e Kosovës sot, më 7 qershor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë do të votojnë 22,685 qytetarë […]

Madhësia e shkronjave

Qytetarët e Kosovës sot, më 7 qershor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,092,174 qytetarë, ndërkaq për herë të parë do të votojnë 22,685 qytetarë të rinj.

Procesi zgjedhor zhvillohet në 949 qendra të votimit me gjithsej 2,550 vendvotime në të gjithë Kosovën.

Telegrafi.com do të përcjellë gjatë gjithë ditës ecurinë e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, reagimet e partive politike dhe rezultatet e para, me raportim në kohë reale.

Ndërkaq, të gjitha lajmet lidhur me fushatën parazgjedhore mund t’i lexoni këtu: /Telegrafi/